KALIFORNI: TËRMET ME MAGNITUDË 5.2 | THELLËSIA FOKALE 13.4 KM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Kaliforni, Amerikë | “Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi zonën e San Julian-it, me epiqendër rreth 70 km në verilindje të San Diegos, në Kaliforninë Jugore”, sipas USGS.
Goditja kryesore, në thellësinë 13.4 km, u pasua nga disa më të vogla, maksimumi 3.1, të gjitha në të njëjtën zonë.
“Gjithçka u drodh”, kështu përshkroi një dëshmitar në vend, i cituar nga gazeta amerikane “Los Angeles Times”, momentin në të cilin u ndje tërmeti me magnitudë 5.2 që goditi San Diego County dhe u ndje në të gjithë Kaliforninë Jugore.
Tërmeti kishte epiqendrën e tij tre milje në jug të qytetit të Julian dhe 17 milje në lindje të Ramona-s dhe u ndje në të gjithë rajonin.
Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime serioze, raportoi media kaliforniane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments