top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAMËZ: U ARRESTUA ORGITO NIKA DHE 2 TË MITUR | AKUZOHEN SE I MORËN NJË TË MITURE 3 MILIONË LEKË TË VJETRA DUKE E SHANTAZHUAR SE DO T’I BOTONIN NË INTERNET NJË FOTOGRAFI KOMPROMENTUESE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 6
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Orgito Nika, me moshë 19 vjeç.

2- Dy qytetarë të mitur (të tre banues në Kamëz).

 

Ata akuzohen për kanosjen e një të miture për dhënie të hollash, për mosbotimin e një fotografie vetjake të saj në rrjetet sociale virtuale.

 

Ata kanë arritur t’i merrnin rreth 300000 lekë të rinj.

 

Ata akuzohen për veprën penale të parashikuar si: “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”.

 

Njoftim | Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”.

 

Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale.

 

Sekuestrohen 3 aparat celularë.

 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.

 

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.

 

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetase të mitur, nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshem shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page