top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANADA: SË SHPEJTI HYN NË FUQI LIGJI QË DETYRON KOMPANINË “GOOGLE” DHE “META” TË PAGUAJNË MEDIAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 8, 2023
  • 1 min read

Toronto, Kanada | Nga muaji dhjetor, Google mund të bllokojë faqet e informacionit në motorin e tij të kërkimit. Kjo do të vinte si përgjigje ndaj ligjit të ri të Kanadasë, që kërkon që gjigantët dixhitalë të paguajnë mediat, për të ndarë përmbajtjen e tyre. Kompania “Meta” tashmë i ka ndaluar përdoruesit e saj të shohin ose të shpërndajnë lidhje me artikujt e lajmeve në Kanada, edhe para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kompania “Google” e shpalli atë një proces zgjidhjeje të pazbatueshëm. Ky ligj, i quajtur C-18, duhet të lejojë gjigantët dixhitalë, të arrijnë marrëveshje të drejta tregtare me median. Ligji e nënshtron subjektin “Google” ndaj një përgjegjësie financiare potencialisht të pakufizuar thjesht për lehtësimin e aksesit në faqet e lajmeve, dhe kanalizimin e trafikut të vlefshëm për botuesit”, tha ‘Google Canada’, në një dokument 12 faqesh. Çështja e kohës mbetet, gjë që mund ta vendosë kompaninë ‘Google’ në pozitën që duhet të pezullojë lidhjet me përmbajtjen e lajmeve, gjatë procesit të marrjes së një përjashtimi”, thekson dokumenti. Më herët gjatë ditës, ministrja kanadeze e trashëgimisë, Pascale St-Onge tha se ishte optimiste për të qenë në gjendje të bindë kompaninë Google për përfitimet e këtij ligji. Google ka marrë pjesë dhe ka bashkëpunuar gjatë gjithë procesit pasi Facebook bllokon lajmet në Kanada edhe pse ligji nuk është ende në fuqi”, u tha ajo shefave të agjencive të lajmeve të mbledhur në Toronto. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page