Berlin, Gjermani | “Paprekshmëria e kufijve është një parim themelor dhe vlen për të gjithë”, tha kancelari Olaf Sholc (Scholz) në një deklaratë të mbajtur papritur në kancelari në Berlin, duke raportuar se kishte folur me një sërë krerësh shtetesh dhe qeverish pas deklaratave të presidentit të zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ky parim - shpjegoi ai - vlen pavarësisht nëse bëhet fjalë për vende të vogla apo të mëdha”.
“Kufijtë nuk mund të zhvendosen me dhunë”, shtoi ai.
Kancelari Sholc (Scholz) arriti në përfundimin se është e rëndësishme që partnerët evropianë të jenë së bashku dhe të veprojnë të bashkuar për këtë.
“Në bisedat e mia me partnerët tanë, u shfaq qartë një keqkuptim i deklaratave aktuale që vijnë nga SHBA-të”, tha kancelari Sholc (Scholz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios