Berlin, Gjermani | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ndodhet në Berlin, ku po zhvillohet konferenca për rindërtimin e Ukrainës, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Sholc (Scholz) dhe Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.
“Ne duhet ta fitojmë këtë luftë”, tha kreu i Kievit, duke nënvizuar se duhet të heqim avantazhet që ka Rusia në ajër.
“Mbrojtja ajrore është përgjigja për gjithçka dhe na duhen të paktën 7 sisteme Patriot.
Unë do të doja t'u kërkoja të gjithëve që të mbështesin Ukrainën në mbrojtjen ajrore.
Sepse rindërtimi më i mirë është ai që nuk duhet të fillojë kurrë”, tha kancelari Sholc (Scholz), duke përsëritur se nuk do të ketë asnjë fitore ushtarake dhe asnjë paqe të diktuar nga presidenti Vladimir Putin.
“Për presidenten Ursula von der Leyen Putini duhet të dështojë dhe Ukraina duhet të pohohet.
Dhe ne duhet të ndihmojmë Ukrainën të qeverisë vetë të ardhmen e saj. Ne duhet t'i japim Ukrainës atë që i nevojitet dhe në G7-të ne do të diskutojmë se si Ukraina mund të përfitojë më mirë prej aseteve të ngrira të Rusisë”, tha ajo.
Presidenti i Komisionit të BE-së më pas shpjegoi se negociatat e Ukrainës për hyrjen në Bashkimin Europian duhet të fillojnë në fund të muajit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit