KARDINALI PAROLIN: TË KRISHTERËT JANË PJESË PËRBËRËSE E LINDJES SË MESME | ARAB DO TË THOTË GJITHASHTU I KRISHTERË SEPSE NË KËTO TROJE EKZISTON NJË KOMUNITET I KRISHTERË QË I KA RRËNJËT NË TË KALUARËN
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 12
- 2 min read

Jordani | “Të krishterët përfaqësojnë një pjesë përbërëse të Lindjes së Mesme”, deklaroi për mediat e Vatikanit kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit, në një vizitë në Jordani, i cili, sot në mëngjes kryesoi liturgjinë për kushtimin e kishës së re të Patriarkanës Latine, e cila, ndodhet në vendin e Pagëzimit të Jezusit.
“Të krishterët kanë qenë të pranishëm në këto vende që nga kohra të lashta, ata vazhdojnë të jenë pjesë e plotë e të drejtës së shteteve dhe shoqërive të Lindjes së Mesme, edhe pse fatkeqësisht prania e tyre duke ndjekur të gjitha ngjarjet e së kaluarës së largët dhe të afërt, dhe fatkeqësisht të së tashmes favorizojnë largimin e tyre dhe për këtë arsye numerikisht komunitetet e krishtera të të gjitha vendeve po rrallohen.
Dua të ritheksoj këtë dimension konstituiv të pranisë së krishterë: Arab do të thotë gjithashtu i krishterë, sepse në këto troje ekziston një komunitet i krishterë që i ka rrënjët në të kaluarën.
Prandaj do të nënvizoja këtë dimension themelor dhe konstituiv të pranisë së krishterë. Të krishterët, duke qenë pjesë përbërëse, mund të japin një kontribut në të gjitha fushat.
Siç ka thënë shumë herë Papa, një Lindje e Mesme pa të krishterë do të ishte një Lindje e Mesme më e varfër, një shprehje thelbësore në vetë realitetin e këtij rajoni do të mungonte”, tha kardinali.
Lidhur me situatën në Siri, kardinali Parolin komentoi: “Kam lexuar deklaratat pozitive që janë bërë dhe që shkojnë në drejtimin që shpresonte Papa në fjalimin e tij në trupin diplomatik; shpresojmë që një kohë e re të fillojë për Sirinë, ku të gjithë qytetarët do të kenë të njëjtat të drejta dhe prerogativa.
Cili është koncepti i shtetësisë që Selia e Shenjtë propozon edhe për të gjitha vendet? Të gjithë qytetarët janë të barabartë, kanë të drejta të barabarta dhe kanë detyra të barabarta përpara ligjit.
Shpresojmë shumë që këto deklarata të kenë një vazhdim dhe për këtë arsye të drejtat e pakicave dhe të krishterëve gjithashtu do të mbrohen”.
Zgjedhja e fundit e presidentit të Libanit, sipas kardinalit, është një sinjal pozitiv.
“Gjithmonë kemi pohuar në këto dy vite se ishte e rëndësishme për vazhdimësinë dhe vetë ekzistencën e vendit siç është konfiguruar, domethënë - të përdorim shprehjen e famshme të Shën Gjon Palit II ‘një vend mesazhi’ - një vend ku njerëzit jetojnë së bashku diversitetin social, diversitetin politik, diversitetin fetar.
Gjithmonë kemi pohuar se gjëja e parë që duhet bërë ka qenë sigurimi i presidencës, pra forcimi i institucioneve. Prandaj është një shenjë shprese.
Ne me të vërtetë shpresojmë që këto zgjedhje të shënojnë një fazë të re për Libanin ,në të cilën, të gjitha forcat politike bashkohen për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar për të mirën e vendit dhe mbi të gjitha për ato reforma që vendit i duhen absolutisht”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments