top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KARDINALI SHQIPTAR ERNEST SIMONI U NDERUA NGA PAPA FRANÇESKU: KALOI 28 VITE NË BURGJET TITISTO-STALINISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14, 2024
  • 1 min read

Vatikan | Kardinali shqiptar Ernest Simoni, me moshë 95 vjeç, i burgosur politik nga regjimi titisto-stalinisto-pol potist për rreth 28 vjet, u nderua nga Papa Françesku.

Papa Françesku e falenderoi kardinalin Simoni për përkushtimin që ka dhënë gjatë kësaj periudhe kohore, ku ka punuar denjësisht për kishën.

Sot marr guximin të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Si prift-ipeshkëv ai kaloi 28 vjet në burg. Burgu komunist i Shqipërisë, që ishte ndoshta persekutimi më mizor. Dhe ai vazhdon të dëshmojë. Dhe shumë e shumë si ai. Ai është tani 95 vjeç dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u dekurajuar. Faleminderit për dëshminë tuaj. Të gjithë ne kemi lexuar historitë e martirëve të parë të Kishës. Ka edhe këtu shumë: aty ku është Vatikani ka një varrezë dhe shumë janë varrosur këtu. Kur kryhen gërmime, gjenden këto varre. Por edhe sot ka shumë dëshmorë në mbarë botën. Ndoshta më shumë se fillimi. Ka shumë të persekutuar për besimin e tyre”, tha Papa Françesku.

Kardinal Ernesti u arrestua natën e Krishtlindjes në vitin e largët 1963, pasi mbaroi mesha në Barbullush.

Ish-banda kriminale e njohur si ish-Sigurimi i Shtetit e akuzonte si “armik të popullit”.

Ai akuzohej gjithashtu se kishte mbajtur një meshë përkujtimore për shpirtin e ish-presidentit amerikan Kenedi (Kennedy), i cili, kishte vdekur një muaj më parë.

Pasi u lirua, më 5 shtator 1990, ai filloi të shërbente nëpër fshatra, veçanërisht duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page