KATANIA: HAJDUTËT VODHËN TE QENDRA E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN | KËRKUAN FALJE DHE KËTHYEN SENDET E VJEDHURA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Katania, Itali | “Ne jemi hajdutë, por nuk e dinim se ishte e fëmijëve me sindromën Down. Ju kërkojmë ndjesë, Gëzuar Pashkët”.
Nënshkruar Arsen Lupen.
Ky është mesazhi që shoqëroi kthimin e 13 nga rreth 50 pëllumbave artizanalë të vjedhur së bashku me disa pajisje shtëpiake, natën midis datave 14 dhe 15 prill, nga “Casa21”, selia e shoqatës “Vita21”, e cila, operon në rrethin Pikanelo (Picanello) të Katanias dhe punon për mbi 13 vjet për riintegrimin e fëmijëve.
Pëllumbat u bënë dhe u shitën si pjesë e projektit “Work to Walk”, që synon të ndihmojë të rinjtë të gjejnë punë.
Ata i gjetën në një kuti, së bashku me kavanoza me krem të prodhuar nga djemtë e “Vita21”, të lënë përballë “Casa21”.
Vetë shoqata e njoftoi kthimin në rrjetin social virtual “Facebook”.
Ky është një nga ato postimet - lexuam në rrjetin social të Vita21 - që do të donim t'i shkruanim çdo ditë!
“Disa minuta më parë, të bindur se ishte një kuti me mbeturina të vendosura mënjanë nga njëri prej nesh dhe të harruar atje, zbuluam se në të vërtetë përmbante 13 pëllumba mes atyre që ishin vjedhur, …”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments