KATANXARO: 1170 KILOGRAMË KOKAINË ME NJË VLERË TREGU PREJ 187 MILIONË € U KAP NË PORTIN E XHOIA TAUROS (GIOIA TAURO).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 2 min read

Katanxaro, Itali | Mbi një ton kokainë - 1170 kilogramë - me një vlerë tregu prej 187 milionë euro, u sekuestrua nga policia financiare e Komandës Provinciale të Rexho Kalabrisë (Reggio Calabria) dhe nga personeli i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve në portin e Xhoia Tauros (Gioia Tauro).
Droga, e ndarë në një mijë blloqe, ishte fshehur me zgjuarsi në një kontenier që vinte nga një port në Brazilin jugor dhe ishte nisur drejt Italisë, brenda thaseve me lëndë djegëse, në përpjekje për të anashkaluar kontrollet doganore dhe policore që kryheshin sistematikisht në zonën e portit të Xhoia Tauros (Gioia Tauro).
Mbi bazën e një plani kompleks dhe të artikuluar ndërhyrjesh të përgatitur në të gjithë zonën e portit, inspektimet dhe kontrollet u intensifikuan për të identifikuar, mes mijëra kontejnerëve që lëviznin çdo ditë, edhe ato që përdoreshin nga bandat kriminale për të fshehur drogën.
Në veçanti, policia financiare e Grupit Xhoia Tauro (Gioia Tauro) dhe zyrtarët e zyrës doganore vendase, mbi bazën e informacionit të dalë gjatë analizës së rrezikut dhe kontrollit të zonës së portit, zgjodhën dhe iu nënshtruan kontrolleve të kujdesshme 11 kontejnerë të dyshimtë, të ardhur nga një port në jug të Brazilit, të gjithë drejt një kompanie me qendër në Rexho Kalabri (Reggio Calabria), pasi kishin bërë një ndalesë në Spanjë.
Kontejnerët e bllokuar fillimisht iu nënshtruan një skanimi të plotë me rreze Iks (X), duke përdorur skanerët e sofistikuar të furnizuar me Agjencinë e Doganave dhe Monopoleve, dhe më pas një kontrolli të plotë me ndihmën e njësive të qenit të Grupit Guardia di Finanza të Xhoaia Tauros (Gioia Tauro).
Kështu u zbulua kokaina. Dokumentet e operacionit i janë dërguar Prokurorisë Publike të Palmit (Palmi), prokurorit Emanuele Kreshenti (Crescenti) dhe magjistratit në detyrë, për vërtetim dhe vijim të mëvonshëm të hetimeve.
Sekuestrimi përfaqëson një nga rezultatet më të mëdha të shërbimit të arritur në portin e Xhoia Tauros (Gioia Tauro) në dhjetë vitet e fundit dhe tregon më tej rëndësinë e dukshme të portit kalabrez, ku që nga fillimi i vitit janë sekuestruar mbi 2 ton kokainë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments