top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KATEDRALJA E PORDENONES I KUSHTOI LUTJE PAPA FRANÇESKUT: BESIMTARËT E DUAN SHUMË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vatikan | Papa Françesku po jeton në një kohë brishtësie dhe sëmundjeje dhe ne si Kisha e Konkordia-Pordenones (Concordia-Pordenone), duam ta bëjmë atë të ndiejë ngrohtësinë e afërsisë sonë, forcën e lutjes sonë, dashurinë e sinqertë të një populli që e respekton dhe e do.

 

Këto janë fjalët e thëna këtë mbrëmje nga peshkopi, Imzot Xhuzepe (Giuseppe) Pellegrini, në një bashkë-katedrale të mbushur plot në Shën Mark (San Marco), me rastin e lutjes së Rruzares së Shenjtë për t'i dhënë mbështetje Papa Françeskut.

 

Të bashkohemi për t'u lutur në një numër kaq të madh është një mënyrë për të treguar afërsinë e dioqezës sonë me Papa françeskun dhe me të gjithë të sëmurët”, shtoi ai.

 

Ne ndihemi pranë tij si fëmijët me një baba ose si nipërit e gjyshit të tyre.

 

Shëndetin dhe shërbimin e tij ia besojmë Marisë, që ajo të vazhdojë të jetë një shenjë shprese për të gjithë ne”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page