top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KAVAJË: U ARRESTUA DENI SELIMLLARI (I BIRI I MISIT TË PARË SHQIPTAR VALBONA SELIMLLARI) | AKUZOHET PËR ZOTËRIM HASHASHI.

Qerret, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Deni Selimllari (i biri i misit të parë shqiptar, Valbona Selimllarit).

 

Kumtohet se arrestimi i z. Selimllari u krye në Qerret, Kavajë.


Pas kontrollit në banesë, për gjetjen e së cilës, atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një sasi hashashi (kanabis-sativa).


Njoftim | Vodhën gjatë natës një banesë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes.

 

Policia e Kavajës në bashkëpunim e Policinë e Tiranës kap dhe vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar dhe shpall në kërkim autorin kryesore të vjedhjes.

 

Në pranga dhe shoku i tyre që ju gjetën në banesë sendet e vjedhura dhe një sasi lënde narkotike.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, me marrjen njoftim për një rast vjedhje në një banesë në Qerret Kavajë, menjëherë kanë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të cilët kishin vjedhur në banesën e shtetasit K.S, bizhuturi të ndryshme dhe një shumë parash.

 

Në vijim të veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Tiranës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallet në kërkim shtetasi A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes.

 

Po ne vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. S., 21 vjeç, pasi policia gjeti në banesën e tij sendet e vjedhura dhe një sasi prej 203 gramë lëndë narkotike kanabis cili ka deklaruar se i ka lanë shtetasi A.K, i cili është shpallur në kërkim.

 

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page