KAZERTA; NAPOLI | U ARRESTUA VRASËSI I 19- VJEÇARIT DAVIDE KARBISIERO (CARBISIERO).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Kazerta, Napoli, Itali | Strukturat vendore të Karabinierisë arrestuan:
1- Të dyshuarin si vrasës të z. Davide Karbisiero (Carbisiero), me moshë 19 vjeç.
Z. Karbisiero (Carbisiero) u vra të gdhirë të ditës së djeshme, të dielën e 13 prillit të vitit 2025, në një sallë automati në Çesa (Cesa), në zonën e Kazertës (Caserta).
I mituri u mor në pyetje nga karabinierët dhe autoritetet gjyqësore dhe në përfundim të marrjes në pyetje ai u arrestua për vrasje me urdhër të Prokurorisë për të Mitur të Napolit dhe u dërgua në qendrën e drejtësisë për të miturit në Napoli në pritje të vlefshmërisë së masës së shqiptuar ndaj tij.
Sipas hetimeve të Karabinierëve të Grupit Aversa, z. Karbisero (Carbisiero) u vra nga një armë zjarri.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments