top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAZERTË; ITALI | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË PARKINGUN E NJË QENDRE TREGTARE; NJË 80-VJEÇAR HAPI ZJARR NDAJ 2 VETAVE | 3 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Kazertë, Itali | Të shtëna me armë zjarri në një parking të një qendre tregtare në Alife, në Kazertë (Caserta).

 

Një 80-vjeçar hapi zjarr ndaj dy burrave, ndoshta dy biznesmenë, duke i plagosur të dy.

 

Një pritë e vërtetë, edhe nëse origjina mbetet e panjohur për momentin.

 

Një nga dy të plagosurit ka tentuar të çarmatosë të moshuarin, duke bërë që ai të bjerë përtokë dhe të godiste kokën.

 

Të tre u dërguan në spitalin e Piedimonte-s, por njëri nga dy të plagosurit nga i moshuari u transferua në spitalin e Kazertës (Caserta) dhe u operua.

 

Askush nuk është në rrezik për jetën. Panik mes të pranishmëve, klientëve dhe punonjësve që u strehuan në dyqane ose u larguan jashtë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page