top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAÇANIK: U ARRESTUAN ELMEDIN RAKA; FATJON TUSHA; RIDVAN AXHAMI; LABINOT MURATI (INDIVIDË QË I PËRKASIN SHOQATËS “RINIA ISLAME KAÇANIK”) | AKUZOHEN PËR TERRORIZËM DHE VRASJE NË BASHKËPUNIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Kaçanik, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Elmedin Raka.

2- Z. Fatjon Tusha.

3- Z. Ridvan Axhami.

4- Z. Labinot Murati.

 

Ata jnë individë që i përkasin shoqatës “Rinia Islame Kaçanik”.

 

Ata akuzohen për vepra penale që lidhen me:

1- Vrasje e rëndë në bashkëpunim.

2- Pjesëmarrje në grupe terroriste.

3- Rekrutim për qëllime terroriste.

 

Z. Elmedin Raka (njëri nga të arrestuarit) ka qenë i akuzuar dhe i gjykuar penalisht në vitin 2024 për djegien e Gjykatës Themelore në Kaçanik, por, së bashku me dy individë të mitur u zhveshën nga përgjegjësia penale sepse autoritetet e hetimit penal nuk arritën të grumbullonin prova materiale të mjaftueshme për inkriminimin e tyre,

 

Drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha deklaroi të hënën në një konferencë shtypi se: “Rreshteri Muhamed Lika ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe se motivi i vrasjes së rreshterit Lika mund të jetë i lidhur me rastin e djegies së Gjykatës Themelore në Kaçanik vitin e kaluar”.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka në mandat të saj hetimin penal paraprak të veprave të lidhura me terrorizmin.

 

Rreshteri Lika u vra më 1 prill të vitit 2025 ndërsa hynte në banesën e tij në qendër të Kaçanikut.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

I akuzuari Elmedin Raka (Gjykata e Prishtinës, seanca e shqyrtimit fillestar 11.06.2024).
I akuzuari Elmedin Raka (Gjykata e Prishtinës, seanca e shqyrtimit fillestar 11.06.2024).

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page