KAÇANIK: U ARRESTUAN REJHAN BELA + HAKI BELA + RILIND MURATI | AKUZOHEN SE KANË DORË NË VRASJEN E PUNONJËSIT TË POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MUHAMED LIKA (JANË ISLAMIKË RADIKALË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Kaçanik, Republika e Kosovës | Strukturat e Posaçme të Policisë arrestuan:
1- Z. Rejhan Bela.
2- Z. Haki Bela.
3- Z. Rilind Murati.
4- Granit Murati (i biri i z. Ibush Murati, ish-punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës).
5- Disa qytetarë identiteti i të cilëve mbahet konfidencial.
Ata akuzohen për vrasjen e punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës Muhamed Lika.
Ata janë praktikues të vlerave të islamit radikal.
Zakonisht këto vlera fetare financohen nga Serbia dhe nga Rusia, me ndërmjetësimin e shoqatave arabe dhe të propagandistëve arabë (kryesisht subjekte që ushtrojnë funksione te agjencitë e inteligjencës por që maskohen dhe paraqiten në publik si misionarë dhe bamirës fetarë islamikë).
Njoftim | Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik.
Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë, deklaroi zëdhënësi Baki Kelani.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments