KAÇANIK: U PEZULLUAN NGA DETYRAT PUNONJËSIT E POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS JASER JAHA DHE JALLDEZE KRASNIQI: NUK KRYEN ARRESTIMIN E REJHAN BELËS I CILI VRAU KOLEGUN E TYRE POLIC MUHAMED LIKA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 2 min read

Kaçanik, Republika e Kosovës | Autoritetet përgjegjëse pezulluan nga detyrat dhe funksionet zyrtare:
1- Z. Jaser Jaha - shef i Njësisë Operative në Policinë e Republikës së Kosovës.
2- Znj. Jalldeze Krasniqi - mbikëqyrëse e Njësisë për Ndërlidhje me Gjykatat në Policinë e Republikës së Kosovës.
Pezullimi i tyre lidhet me mospërmbushjen e detyrave dhe të funksioneve zyrtare për arrestimin e të miturit Rejhan Bela (i cili ka pasur çështje me autoritetet e drejtësisë penale), tashmë i arestuar dhe i vendosur në masë sigurimi 30 ditë burg i akuzuar për vrasjen në bashkëpunim kriminal të punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës Muhamed Lika.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Nga nëntori i vitit 2024 punonjësit përgjegjës të Policisë vendore në Kaçanik kishin në dorë urdhër arrestin ndaj të miturut Rejhan Bela.
Ai ishte i dënuar për veprën penale të dhunimit, por nuk kishte shkuar për ta vuajtur dënimin penal të shqiptuar ndaj tij.
Për pasojë Gjykata Themelore në Ferizaj lëshoi urdhër-arrest më 14 nëntor të vitit 2024.
“Sa i përket pyetjes për të miturin e cila ka qenë në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vite për veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i cili aktvendim është bërë i plotfuqishëm më datë 18.09.2024, ndërsa pasi i mituri nuk është paraqitur vullnetarisht për ta vuajtur masën, gjykata më datë 14.11.2024 ka lëshuar urdhëresë për dërgimin me force të të miturit për mbajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, kjo urdhëresë është dërguar në Stacioni Policor në Kaçanik dhe Drejtorive Rajonale Kufitare dhe e njëjta është sipas fletkthesës është pranuar më datë 18.11.2024”, ka njoftuar gjykata.
Urdhër-arresti kishte mbetur pa u zbatuar dhe i mituri Bela u arrestua vetëm pas pesë muajsh, por tani si i akuzuar kryesor për vrasjen punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës Muhamed Lika.
Comentarios