VATIKANI: 673 MIL € NË DHJETË VJET TË HEDHURA NË TYM PËR MARRËVESHJEN ITALI-SHQIPËRI PËR EMIGRANTËT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 18, 2024
- 1 min read
Vatikan | Senati miratoi marrëveshjen Shqipëri-Itali për ndalimin e emigrantëve që Roja Bregdetare do të shpëtojë në det.
“673 milionë euro në dhjetë vjet në tym, për shkak të pamundësisë, për të ndërtuar një sistem pritjeje, të përhapur në vendin tonë, në vendin e 16-të në Europë në pritjen e azilkërkuesve krahasuar me numrin e banorëve, 673 milionë euro të hedhura realisht në det. Për pamundësinë për të qeverisur një fenomen, atë të migrimit të detyruar, që pretendohet të jetë i bllokuar, por që po rritet vit pas viti”, është komenti i ashpër i Imzot Xhan Karlo Perego (Gian Carlo Perego), president i Komisionit të Migracionit të CEI dhe Migrantes.
“Një akt i ri i mosqeverisjes së migrimit, i mosmbrojtjes së më të voglit të dheut. Një disfatë e re e demokracisë”, nënvizon përfaqësuesi i Konferencës Ipeshkvnore Italiane (KII).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments