top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KILI: PARLAMENTI MIRATOI TESTIN E DROGËS DUKE FILLUAR NGA PRESIDENTI + MINISTRAT GJER TE PUNONJËSI MË I ULËT I ADMINSITRATËS PUBLIKE; JO MË DROGAXHINJ NË ZYRAT E SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Santiago, Kili | Dhoma e Deputetëve të Kilit ka miratuar me shumicë dërrmuese një projekt-ligj që do të kërkojë testimin e drogës për ata që konkurrojnë për poste publike, duke përfshirë, për herë të parë, presidentin e Republikës dhe të gjithë ministrat e tij.

 

Projekti u miratua me 99 vota pro, 2 kundër dhe 12 abstenime.

 

Nisma synon të parandalojë personat e varur nga droga që të mbajnë poste të zgjedhura, nënsekretarë apo poste të larta në shtet.

 

Gjithashtu do t'u kërkojë parlamentarëve, guvernatorëve dhe kryebashkiakëve që t'i nënshtrohen testeve toksikologjike të flokëve të paktën një herë në vit në laboratorë me standarde ndërkombëtare dhe rezultatet do të jenë publike, për të nxitur transparencën.

 

Projektligji kthehet tani në Komisionin e Brendshëm të Qeverisë, për të inkorporuar disa sugjerime që dolën gjatë debatit, por, tashmë është bërë e ditur se do të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që të miratohet para zgjedhjeve presidenciale në muajin nëntor.

 

Që nga viti 2022, Kili ka tashmë një ligj në fuqi që kërkon që deputetët t'i nënshtrohen testeve periodike të rastësishme të drogës, rezultatet e të cilave, duhet t'i komunikohen vullnetarisht Dhomës.

 

Kushdo që refuzon të marrë provimin sanksionohet nga Komisioni i Etikës.

 

Legjislacioni aktual parashikon gjithashtu teste të rastësishme për zyrtarët e përzgjedhur nga zyrtarë të lartë publikë, por, nuk parashikon që presidenti dhe ministrat e tij t'u nënshtrohen atyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page