KILI: PESHKATARËT PO PROTESTOJNË DHUNSHËM JASHTË KONGRESIT KUNDËR NJË PROJEKTLIGJI TË PESHKIMIT I CILI RREGULLON KUOTAT | PËRLESHJE ME POLICINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 1 min read

Santiago, Kili | Peshkatarët po protestojnë dhunshëm para Kongresit Kilian kundër avancimit të ligjit të propozuar për Fraksionimin, i cili, rregullon kuotat e peshkimit.
Për këtë shkak shpërthyen përleshjet midis protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve, të cilët, hodhën sende dhe u përpoqën të çanin gardhet përgjatë rrugës.
Sipas autoriteteve, gjatë protestës u plagos edhe një oficer policie dhe të paktën katër persona u arrestuan.
Votimi i projektligjit u ricaktua për ditën e sotme, vendim që ka ngjallur pakënaqësi te peshkatarët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen