KINA DO TË NISË NJË EKUIPAZH TË RI ASTRONAUTËSH NË STACIONIN HAPËSINOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 28, 2023
- 1 min read
Updated: Oct 30, 2023

Pekin, Kinë | Kina po përgatitet të dërgojë ekuipazhin e saj më të ri të astronautëve në një udhëtim të jashtëzakonshëm në stacionin hapësinor Tiangong, duke shënuar një hap të rëndësishëm në ambiciet hapësinore të Pekinit.
Ky mision është pjesë e synimit afatgjatë të Kinës, për të nisur një mision me ekuipazh në Hënë, deri në fund të dekadës.
Mosha mesatare e këtij ekuipazhi është 38 vjeç, që është dukshëm më e re se ekipi i mëparshëm me një moshë mesatare 42 vjeç.
Astronautët në modulin Shenzhou-17, të udhëhequr nga astronauti Tang Hongbo, janë gati të bëjnë histori, si ekipi më i ri, që do të nisë një mision në stacionin hapësinor, duke i shtuar një prekje njerëzore, programit të jashtëzakonshëm hapësinor të Kinës.
Kjo përpjekje nënvizon vendosmërinë e palëkundur të Kinës, për të eksploruar kozmosin, dhe për të konkurruar me superfuqitë e vendosura hapësinore, si Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments