KINA KA KRIJUAR NJË MBYTJE TË TREGJEVE PËR MATERIALET MË TË RËNDËSISHME TË EPOKËS MODERNE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 10, 2023
- 6 min read

Nga z. Ambrose Evans-Pritchard.
Londër, Britani e Madhe | Galliumi kryeson listën e 50 mineraleve kritike që konsiderohen jetike për sigurinë kombëtare amerikane, dhe prodhimin e teknologjisë së lartë, dhe që konsiderohen më të cenueshëm ndaj rrezikut të furnizimit nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA. Galiumi është po aq jetik edhe për Europën dhe Britaninë e Madhe. Nuk ka asnjë rezervë kombëtare në SHBA. Pentagoni ka pranuar se nuk ka rezerva ushtarake. Duket se sistemi burokratik sapo është zgjuar me vetitë e pazëvendësueshme të këtij metali të argjendtë në armatimin e avancuar, dhe në garën për dominimin global të automjeteve elektrike, 5G & 6G wireless dhe elektronikë të energjisë. “Nitridi i galiumit (GaN) është themelor për pothuajse të gjithë teknologjinë e fundit të mbrojtjes që ne prodhojmë”, tha z. Koullin Uillen (Colin Whelan), kreu i projekteve të avancuara ushtarake në Raytheon. Kinezët prodhojnë sot 98% të furnizimit botëror të galiumit primar. Shifra bie në 80% për galiumin e pastruar të përdorur në industri, por nuk mund të arrish atë fazë pa akses në lëndën e parë. Ky është metali që Kina ka zgjedhur të synojë së bashku me të barazvlefshmin e tij germaniumin, përkatësisht 31 dhe 32 në tabelën periodike të Mendelejevit. Nuk do të jetë e fundit. Qeveria britanike ka qenë e pakujdesshme. Mbretëria e Bashkuar la përpunuesin e saj të fundit të galiumit të thahet në vitin 2018. “Është mjaft e frikshme sepse kjo është kritike për kohën”, tha Oullimpia Pilç (Olimpia Pilch), themeluese e Aleancës Ndërkombëtare të Mineraleve Kritike. “Ka pasur një ideologji që tregu i lirë do të kujdeset për gjithçka, por kjo do të na lërë krejtësisht jashtë garës. Qeveritë duhet të ndërhyjnë me stimuj për të nisur prodhimin”, tha ajo. Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington thotë se mbytja që Kina po u bën tregjeve nuk është një rast apo rezultat i forcave normale të tregut. Partia Komuniste i detyroi kompanitë kineze të shkrirjes të zhvillonin kapacitetin e rafinimit të galiumit si një produkt anësor i përpunimit të aluminit nga boksiti. Prodhimi kinez u rrit në 20-fish nga viti 2005 në vitin 2015, i mundësuar nga subvencionet merkantiliste nëpërmjet bankave të kontrolluara nga shteti, dhe nga një monedhë e ndrydhur. Kjo përmbyti tregun botëror, dhe zhduku konkurrentët. Që atëherë Kina ka fituar pothuajse kontrollin e plotë mbi zinxhirin e furnizimit të galiumit, dhe industrinë e përpunimit. Tani ajo ka filluar të mbyllë kurthin. Kufizimet në eksportet e galiumit filluan në këtë muaj. Ky akt është pararendës i një embargoje të vendeve jomiqësore, por jo ende një embargo aktuale. “Kufizimet e eksportit janë mjaft të zgjuara. Ata po hartojnë zinxhirin e furnizimit në mënyrë që të dinë saktësisht se ku po shkon dhe ku qëndrojnë dobësitë”, tha zonja Pilç (Pilch). Ajo që ne nuk dimë është nëse kjo është thjesht një e shtënë përtej harkut, hakmarrje për kufizimet e SHBA-së në shitjen e gjysmëpërçuesve të avancuar, dhe vendimi holandez muajin e kaluar për të kufizuar shitjet ASML të sistemeve të litografisë me ultravjollcë të thellë, apo nëse kjo ka qenë prej kohësh pjesë e planit të lojës së presidentit kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) për epërsinë e teknologjisë - e paraqitur në Made in China 2025, dhe strategjinë e tij të “bashkimit ushtarako-civil”. Një varg rastesh spiunazhi industrial që synojnë teknologjinë e galiumit në SHBA, dhe shtetet aleate, sugjerojnë se Kina ka bërë përpjekje të vazhdueshme në këtë fushatë, duke përfshirë vjedhjen e materialit të klasifikuar nga kompania amerikane e gjysmëpërçuesve Wolfspeed, akt i kryer nga Ushtria Çlirimtare Popullore. Nitridi i galiumit ka një “gap” të lartë unik prej 3.4eV krahasuar me 1.2eV për transistorët e silikonit dhe lëvizshmërinë e shpejtë të elektroneve. Kjo e lejon atë të funksionojë me shpejtësi rrufeje dhe me tension të lartë. Ky është pluhur ari në luftën e teknologjisë së lartë. “Nitridi i galiumit po revolucionarizon radarët modernë, duke lejuar modulet e reja të radarëve të gjurmojnë kërcënime më të vogla, më të shpejta dhe më të shumta nga pothuajse dyfishi i distances”, tha CSIS. Kina e mban Perëndimin një hap përpara raketave hipersonike ruse, dhe avionëve luftëtarakë kinezë Stealth. Çmimi më i madh ekonomik është në elektronikë dhe teknologji të pastër. Nitridi i galiumit shtyn kufijtë e densitetit të fuqisë, duke ulur humbjen e energjisë në konvertues me 80 pc. Profesor Umesh Mishra, dekan i inxhinierisë në UC Santa Barbara, dhe bashkëthemelues i kompanisë amerikane të gjysmëpërçuesve Transphorm, tha se GaN tashmë ka dhënë “ndryshimin më të shpejtë të teknologjisë në historinë njerëzore” duke pushtuar gjysmën e tregut të ndriçimit në botë në vetëm dy dekada me (LED) diodat që lëshojnë dritë. Tani do të bëjë të njëjtën gjë për elektronikën e energjisë. “Ky revolucion nuk është aspak i kryer. Është gati të hidhet në një nivel më të lartë”, tha ai. Teknologjia e galiumit e bën shumë më të lirë kalimin nga rryma DC në AC, me implikime gjithëpërfshirëse për efikasitetin e automjeteve elektrike, paneleve diellore, qendrave të të dhënave ose rrjeteve inteligjente. Navitas Semiconductor në SHBA po vë bast se mund të zvogëlojë kohën e karikimit në shtëpi për EV-të me dy të tretat, dhe të shkurtojë përdorimin e energjisë me 70%, me produkte në treg deri në vitin 2025. Ai synon të ulë humbjen e energjisë nga inverterët diellorë me 40%. Pretendimet se bota do të ketë nevojë për një rritje masive dhe të kushtueshme të prodhimit të energjisë elektrike, për të zëvendësuar energjinë e karburanteve fosile, injorojnë faktin se sa shumë shpenzohet sot, dhe sa mund të kursehet nga magjia e elektronikës së energjisë. Galiumi mund të zëvendësohet nga minerale të tjera për disa funksione, zakonisht me efikasitet më të ulët. Karbidi i silikonit është një rival për valën e ardhshme të elektronikës EV. Por një ekonomi perëndimore pa galium do të ishte në një disavantazh serioz. Kina ka bllokuar pjesën më të madhe të furnizimit me boksitin nga Indonezia, dhe në shtetin e Afrikës Perëndimore të Guinesë, një tjetër diktaturë ushtarake që po rrëshqet në orbitën kino-ruse. Por, në fund të fundit, nuk ka mungesë të mineralit të aluminit në botë, dhe galiumi mund të nxirret nga xeherorët e zinkut. Imperativi është koha. Duhen disa vite për të zhvilluar një zinxhir furnizimi alternativ nga aleatë të besueshëm si Australia, ose nga Suedia, ose nga minierat e zinkut në Alaskë; deri atëherë Kina mund të kishte hedhur një marshim vendimtar në luftën e përshkallëzuar të teknologjisë së pastër. Kanë kaluar tashmë dy vjet që kur administrata e presidentit Baiden publikoi një shqyrtim (rishikim) që paralajmëronte se mbështetja e SHBA në galiumin nga Kina paraqet rreziqe të gjera. Pak ka ndryshuar deri tani. Kina duhet të jetë e kujdesshme që të mos e teprojë me dorën e saj, siç ka bërë vazhdimisht, që kur luftëtarët e ujqërve fituan epërsi. Ajo armatosi monopolin e saj prej 97% mbi furnizimin me minerale të rralla të tokës, në mënyrë që të detyronte Japoninë mbi ishujt Senkaku, në vitin 2010, dhe më vonë lëshoi kërcënime periodike për embargo kundër Perëndimit si levë politike. Ajo ka ende një pozicion komandues, me 92% kontroll mbi mineralet e përdorura për magnet të avancuar, por pjesa e saj e përgjithshme e përpunimit për tokat e rralla ka rënë në 85%, dhe pjesa e saj e furnizimit me minierë ka rënë në 63%. Këto minerale në fakt nuk janë të rralla dhe bota liberale po reagon ngadalë. Znj. Lisa Tobin, ish-drejtoreshë e Kinës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, akuzon Partinë Komuniste për “ekonomi të forcës brutale.” Ajo nuk funksionon nga parimi i avantazhit krahasues, i cili rregullon rivalitetet normale të konkurrencës globale: ajo ndjek qëllimin me shumën zero të avantazhit absolut, dhe angazhohet në një politikë sistematike shtetërore të detyrimit, hedhjes grabitqare dhe vjedhjes së teknologjisë për ta arritur këtë synim. Dikush mund ta teprojë me një arrogancë të tillë të Luftës së Ftohtë. Në fund të fundit, vetë Kina varet nga importet detare të energjisë, lëndëve të para dhe ushqimit, një dobësi që eklipson avantazhin e saj ndaj mineraleve kritike. Kufizimet e galiumit dhe germaniumit megjithatë tregojnë synim. Ne duhet të supozojmë se z. Shi Xhinping (Xi Jinping) do ta shfrytëzojë këtë mbytje dhe do ta shtrijë atë në metale të tjera të pakta kur të vijë momenti. Reduktimi i varësisë nga furnizimi kinez është një çështje shumë urgjente për t'ia lënë vetëm tregut të lirë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Kommentare