KINA KLONOI TRE SUPER LOPË | SYNON TË KRIJOJË 1 TUFË ME 1000 TË TILLA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 1, 2023
- 1 min read

Pekin, Kinë | Në Kinë, shkencëtarët kanë klonuar tre “super lopë”. Këto janë kafshë të afta për të prodhuar një sasi shumë të madhe qumështi. Klonimi i lopëve mund të jetë një pikë kthese e vërtetë për industrinë e qumështit. Klonimi i suksesshëm mund të zvogëlojë varësinë nga racat e importuara. Tre viçat u klonuan nga lopë të racës Friesian Holstein, me origjinë nga Holanda. Këto lopë janë të afta të prodhojnë 18 ton qumësht në vit, ose 100 ton qumësht gjatë jetës së tyre. Kjo është gati 1.7 herë sasia e qumështit të prodhuar nga një lopë mesatare në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë. Në Kinë, vetëm pesë lopë nga 10000 janë të afta të prodhojnë 100 ton qumësht, dhe shpesh identifikohen vetëm në fund të jetës së tyre: prandaj mbarështimi është shumë i vështirë. Kjo u shpjegua nga shkencëtari që udhëhoqi projektin e klonimit, Jin Yaping, i cili, deklaroi se mund të duhen dy deri në tre vjet për të “ndërtuar një tufë me mbi një mijë superlopë, një bazë solide për të trajtuar varësinë nga kafshët e huaja.” Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios