top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINA MANIPULON ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE PËR TË PROMOVUAR INTERESIN E SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26, 2023
  • 4 min read

Nga z. Klaudio Rosi (Claudio Rossi). Romë, Itali | Në fillim të këtij muaji z. Çu Dongyu u rizgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), të Kombeve të Bashkuara.


Ai ishte kandidati i vetëm në garë. Z. Çu ishte Zëvendës Ministër i Kinës për Bujqësinë, përpara se të merrte detyrën në gusht 2019, dhe vlerësohet me avancimin e Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës (BRI).


Zgjedhja e tij atë vit, siç u zbulua më vonë, ishte rezultat i lobimit të Pekinit me shumë vende, veçanërisht në Afrikë. Dy vende afrikane - Kameruni dhe Uganda, tërhoqën kandidaturën e tyre, pasi Kina, u anuloi borxhin dhe u zotua për investime në këmbim. Disa vendeve të tjera iu premtuan kompensim, në këmbim të votave të tyre.


Drejtori i Përgjithshëm kinez i FAO ka qenë sërish në lajme këtë vit, pas raportimit të përbashkët nga transmetuesit publikë gjermanë BR, MDR, rbb dhe SWR, pas një informacioni nga një burim i brendshëm i FAO-s, se sa shumë ka ndryshuar organizata që kur z. Çu mori detyrën.


Raportimi zbuloi se z. Çu ka instrumentalizuar FAO-n për t'i shërbyer Pekinit, dhe kaloi katër vitet e fundit, duke përshtatur agjencinë për interesat kineze.


Menjëherë pasi z. Çu u bashkua, ai filloi të lidhte organizatën e OKB-së më ngushtë me udhëheqjen kineze. Një numër kinezësh u emëruan në poste të rëndësishme. Kur ai iu bashkua organizatës kishte dy drejtorë kinezë, por tani janë gjashtë.


Bazuar në dokumentet e brendshme të FAO-s, raportimi zbuloi se ekziston një grup i posaçëm punonjësish në selinë e FAO-s në Romë, të cilët, janë në listën e pagave të Pekinit, dhe që supozohet të raportojnë rreptësisht në Ambasadën Kineze në Romë, për punën e tyre.


Gjetjet zbuluan se ndër të tjera, z. Çu, dhe oficerët e tij kinezë kanë miratuar dërgesat e pesticideve të diskutueshme në Afrikë, Azi dhe Oqeani.


Shumë nga këto pesticide përmbajnë kimikate që janë të ndaluara për shkak të toksicitetit të tyre, dhe pjesa më e madhe e porosive, kanë shkuar në një filial të një kompanie shtetërore kineze.


Z. Çu ka promovuar gjithashtu Iniciativën e Brezit dhe Rrugës së Kinës (BRI), përmes iniciativës “Dorë për Dore” (Hand to Hand)të agjencisë, e cila, synon të bashkojë investitorët me vendet që kërkojnë investime të jashtme.


Si pjesë e kësaj nisme, z. Çu ka promovuar investime në Shën Tome (Sao Tome), dhe Prinçipe (Principe), ishuj me vendndodhje strategjike në Atlantik, dhe gjithashtu, ngritjen e një qendre ushqimore në Kanalin e Panamasë, projekte nga të cilat do të përfitonin kompanitë kineze.


Nuk ka dyshim se ndërsa pozicioni dhe ndikimi global i Kinës është rritur, ndikimi i saj në organizatat ndërkombëtare është rritur gjithashtu, duke përfshirë kontributet e saj financiare.


Por, ajo që ka ndodhur në FAO, nuk ka të bëjë vetëm me fitimet për kompanitë kineze, dhe avancimin e Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës (BRI), por, ka të bëjë gjithashtu me ndryshimin e mënyrës së funksionimit të organizatave ndërkombëtare, rregullat që ato bëjnë, dhe kauzat që ato mbështesin.


Jo shumë kohë më parë, një zyrtar kinez u emërua në Grupin Konsultativ prej pesë anëtarësh të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), një grup me shumë ndikim, që mbikëqyr emërimin e raportuesve të OKB-së, për të drejtat e njeriut, zyrtarë që janë të ngarkuar me shqyrtimin e çështjeve të Kinës, çështje që lidhen me të drejtat e njeriut në Shinxhiang (Xinjiang).


Emërimi u bë gjithashtu në të njëjtin vit që Kina kufizoi ndjeshëm liritë politike në Hong Kong, dhe ishte në gjendje t'i detyronte anëtarët e UNHRC-së të bënin një deklaratë në mbështetje të masave të saj.


Në dhjetor të vitit të kaluar, Kina ishte në gjendje të bllokonte një debat, në organin e të drejtave të njeriut, mbi një raport të OKB-së, që zbuloi se abuzimet e Pekinit, kundër komunitetit ujgur, përbëjnë krime kundër njerëzimit. Vetë raporti u publikua pas një debati të brendshëm, të zgjatur nën presionin e jashtëzakonshëm kinez.


Në vitin 2020, Kina udhëhoqi katër nga 15 agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara.


Sot, FAO është e vetmja agjenci me një kryetar kinez.


Megjithatë, Kina ka një grup të madh oficerësh në pozita të larta në agjenci të ndryshme të OKB-së, dhe gjithashtu ka mbështetur emërimet e zyrtarëve nga shtetet përfaqësuese.


Që nga dhjetori 2022, zyrtarët kinezë zinin 30 pozita të larta drejtuese në organizatat kryesore të OKB-së, fondet, agjencitë e specializuara dhe entitetet e tjera.


Kina gjithashtu vazhdon të vërshojë mbledhjet e agjencive të OKB-së që vendosin standarde, duke përfshirë:

1- Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).

2- Organizatën Ndërkombëtare për Standardizim (IOS).

3- Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

4- Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO).


Në ITU, e cila nxjerr qindra standarde të reja, duke përfshirë 5G dhe “Internetin e Gjërave” që përdoren në jetën e përditshme, Kina dërgon delegacione të mëdha prej mbi 600 personash, që tejkalojnë çdo vend tjetër në takime ose diskutime.


Kina gjithashtu subvencionon pjesëmarrjen e organizatave joqeveritare, si bizneset, dhe institucionet akademike, me udhëzime se ato duhet të bllokojnë konsensusin, për të detyruar ITU, të miratojë standardet e preferuara të Pekinit, për çështje të tilla tejet të ndjeshme si kodimi 5G.


Vitin e kaluar, Kina u rizgjodh si anëtare e Këshillit të ITU-së, i cili, është një nga dy organet drejtuese të organizatës, që mbikëqyr operacionet e saj, mbikëqyr punën e saj, dhe menaxhon financat e saj.


Në ICAO, një organ që miraton kode, konventa dhe udhëzime, që rregullojnë procedurat dhe praktikat në trafikun ajror, Sekretari i Përgjithshëm ishte kinez, nga viti 2015 deri në vitin 2021.


Kina tani po konkurron për pozicionin udhëheqës në Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), e cila, vendos standarde për sigurinë e transportit ndërkombëtar, dhe rregulloret e transportit detar, në mbarë botën, duke përfshirë çështjet ligjore të lidhura me detin, si kompensimi, përgjegjësia dhe lehtësimi i trafikut detar.


Agjencia do të zgjedhë një Sekretar të ri të Përgjithshëm. Kina është ndër shtatë vendet me kandidatë në garë. Nuk mund të përjashtohet braktisja e minutës së fundit, duke pasur parasysh rekordin e Kinës për kompensimin e votave.


Nëse kandidati nga Pekini fiton, Kina do të jetë në gjendje të diktojë rregullat e brendshme të vendeve anëtare për dekarbonizimin, dhe ndotjen e ajrit, rregullat që mund të ndikojnë në lëvizjen detare në vende strategjike, si ato të Ngushticës së Malakas (Malacca) dhe të Detit të Kinës Jugore, të cilat, gjithashtu ndikojnë në mënyrën se si organizata trajton raportet e IUU dhe peshkimit shfrytëzues.


Pasi të jetë në detyrë, kandidati kinez mund të vendosë edhe më shumë kinezë në pozita të larta drejtuese, ashtu siç ka bërë kolegu i tij kinez në FAO.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page