KINA: NUK DO TË PRANOJMË SHANTAZHIN E SHBA-ës; DO TË LUFTOJMË DERI NË FUND.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 2 min read

Pekin, Kinë | Kina nuk do ta pranojë kurrë natyrën shantazhuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i konsideron kërcënimet e fundit tarifore të bëra nga presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) një gabim mbi një gabim tjetër.
Një zëdhënës i Ministrisë Kineze të Tregtisë, në një deklaratë, siguron se nëse Uashingtoni dëshiron të vazhdojë në këtë rrugë, atëherë Pekini do të luftojë deri në fund.
Presidenti Tramp (Trump) tha dje se do të vendosë tarifa shtesë prej 50% nëse Kina nuk tërheq tarifat e saj hakmarrëse prej 34% kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pekini i bën thirrje Uashingtonit të angazhohet në dialog për të zgjidhur çështje të ndryshme të pazgjidhura tregtare dypalëshe.
Kina i kërkon Shteteve të Bashkuara të anulojnë të gjitha tarifat e njëanshme kundër Kinës, të ndalojnë shtypjen ekonomike dhe tregtare kundër Kinës dhe të zgjidhin siç duhet dallimet me Kinën përmes dialogut me respekt të ndërsjellë dhe në baza të barabarta.
Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump) tha dje se do të vendosë tarifa shtesë prej 50% nëse Pekini nuk tërheq detyrimet e tij hakmarrëse prej 34% kundër ShBA-ës.
“Nëse ShBA--ja shpërfill interesat e të dy vendeve dhe komunitetit ndërkombëtar dhe këmbëngul për fillimin e një lufte tarifore apo tregtare, Kina do të luftojë deri në fund”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian siguroi se të drejtat tona legjitime nuk lejojnë privimin.
Sovraniteti, siguria dhe interesat e zhvillimit të Kinës nuk lejojnë shkelje.
Ne do të marrim masa të vendosura dhe të forta për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona legjitime.
Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë respekt nëse janë të interesuara për bisedimet me Kinën pasi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) nisi një luftë tregtare të nxitur nga tarifat.
“Nëse ShBA-ja vërtet dëshiron të flasë, atëherë duhet të marrë një qëndrim të barazisë, respektit dhe përfitimit reciprok”, tha z. Lin Jian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios