KINA PO FLET ME CITATET E MAO CE DUNIT | E ETIKETON AMERIKËN SI TIGER PREJ LETRE (POR HARRON TË THOTË SE I KA DHËMBËT PREJ ÇELIKU).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 2 min read

Pekin, Kinë | Tensionet me ShBA-ës rritën në qiell në luftën tregtare dhe tarifore, ndërsa Kina po fshin parimet e Mao Ce Dunit, të cilat, janë bërë virale.
Prej disa ditësh, Mao Ning, i cili, prej disa muajsh është kreu i Zyrës së Komunikimit të Ministrisë së Jashtme, ka postuar në rrjetet sociale virtuale Mandarin dhe në Iks (X) - i bllokuar nga censura e Firewall-it të Madh të Dragoit për kinezët e zakonshëm - fraza të presidentit kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), por edhe mbi të gjitha ultra-patriotike nga Helmsmani i Madh i Shteteve të Bashkuara.
E fundit në rend kronologjik është ajo për Tigerin e famshëm të letrës, shumë i dashur për udhëheqjen komuniste: “Shtetet e Bashkuara përpiqen të frikësojnë disa vende, duke i ndaluar të bëjnë biznes me ne, por Amerika është vetëm një tigër letre. Mos u bini pas bllofit të saj, mjafton një thumbim dhe do të shpërthejë”.
Këto janë gjykime shumë aktuale, duke pasur parasysh synimet e presidentit amerikan Danlld tramp (Donald Trump), i cili, me pezullimin të mërkurën të detyrimeve reciproke për 90 ditë për dhjetëra vende, ka lënë qëllimisht vetëm Kinën pa ia ulur tarifat.
“Pavarësisht se sa do të zgjasë kjo luftë, ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, thotë udhëheqësi komunist në njërën prej citateve.
Republika Popullore e Kinës nuk ka ndërmend të lëshojë terren në luftën tregtare të nisur nga Shtëpia e Bardhë dhe në fakt është e gatshme ta luftojë atë goditje për goditje, deri në fund, siç e përsërisin në unison udhëheqësit, zyrtarët dhe media shtetërore mandarine.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments