KINA PRETENDON TË BËHET E VETËMJAFTUESHME NË NIOBIUM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 20, 2023
- 1 min read

Pekin, Kinë | Gjeologët kinezë kanë zbuluar një mineral hekuri në tokë të rrallë, të quajtur niobobaotite, i cili, përmban niobium, një superpërçues i përdorur në një gamë të gjerë aplikimesh, nga industria e çelikut, deri te pajisjet e diagnostikimit mjekësor, si spektrometrat MRI dhe NMR.
Ky zbulim është i rëndësishëm për Kinën, e cila importon 95% të kërkesave të saj për niobium, kryesisht për industrinë e çelikut.
Burimi i ri i niobiumit mund ta bëjë Kinën të vetë-mjaftueshme në këtë material kritik.
Për më tepër, ka një interes në rritje për niobiumin për përdorim në bateritë e litiumit, duke u përafruar me trendin në rritje drejt automjeteve elektrike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments