KINA PREZANTON MODELIN E RI TË DRONIT ME MOTORR SUPERSONIKU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 30, 2023
- 1 min read

Gansu, Kinë | Motori i shpërthimit rrotullues FB-1 i Kinës (RDE), droni i parë i fuqizuar nga një motor i tillë, përfundoi fluturimin e tij të parë në provincën Gansu. I zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve të Teknologjisë Industriale të Universitetit Çongçing, RDE përdor shpërthime të kontrolluara brenda një dhome djegieje në formë unaze, duke gjeneruar valë tronditëse për djegie efikase të karburantit dhe ajrit. “Ai përdor karburant vajguri, dhe ka ndezje të shpejtë, dhe mund të fuqizojë një avion nga shpejtësia zero, në disa herë më shumë se shpejtësia e zërit”, thuhet në raport. Teknologjia mund të ketë aplikime në raketa komerciale hapësinore, drone me shpejtësi të lartë, avionë ushtarakë dhe raketa të drejtuara. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments