KINA SYNON TË NGREJË NJË OBJEKT NË HËNË ME TULLA TË PRODHUARA NGA PLUHURI HËNOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 16, 2024
- 1 min read
Pekin, Kinë | Shkencëtarët kinezë po propozojnë një projekt ambicioz, për të ngritur një strehë në Hënë, duke përdorur tulla të bëra nga toka hënore.
Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës (CNSA) po kërkon dizajne për një pajisje, për të ngjeshur pluhurin e hënës, për ta shëndrruar në tulla, dhe një robot për t'i mbledhur ato në një habitat prototip.
E planifikuar për misionin Chang'e 8, rreth vitit 2028, kjo përpjekje synon të ofrojë pajisje shkencore, dhe të krijojë infrastrukturë, për stacionet e ardhshme të kërkimit hënor.
Pavarësisht sfidave, përparimi i Kinës në eksplorimin hënor sugjeron fizibilitetin për këtë iniciativë novatore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments