KINA TESTOI NJË TEKNOLOGJI TË RE | DREJT INTERNETIT 6G.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 18, 2023
- 1 min read

Pekin, Kinë | Një ekip shkencëtarësh kinezë ka arritur një moment historik të rëndësishëm në teknologjinë e komunikimit satelitor, i cili, mund të ketë implikime për internetin satelitor dhe rrjetet 6G. “Teknologjia e tyre e kalimit optik në hapësirë” u testua me sukses në një satelit në hapësirë. Pajisja mund të kalojë sinjale drite pa i konvertuar ato në sinjale elektrike, që është një proces më efikas.
Ai ka potencialin për të përmirësuar shpejtësinë dhe kapacitetin e shkëmbimit të të dhënave, duke reduktuar kostot e ndërtimit të objekteve komutuese.
Kjo teknologji është thelbësore për rrjetet e ardhshme të të dhënave që lidhin komunikimin tokësor me satelitët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments