top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KIRGISTAN: QEVERIA NË BASHKËPUNIM ME AUTORITETET ISLAME NDALUAN MBAJTJEN E BURKËS DHE TË NIKABIT | I DENONCUAN SI VESHJE QË MUND TË PËRDOREN NGA TERRORISTËT PËR TË KRYER SULME NDAJ POPULLATËS CIVILE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 2 min read

Bishkek, Kirgistan | Kirgistani po i jep fund nikabit dhe burkës, duke vendosur një gjobë për gratë që i mbajnë ato, sipas një plani të ri, të mbështetur nga organi zyrtar qeverisës mysliman i vendit.

 

Autoriteti thotë se veshjet mund të fshehin sulmuesit e maskuar dhe janë të huaja për shoqërinë kirkize.

 

Masa ndaluese vjen ndërsa zyrtarët e Azisë Qendrore kërkojnë të luftojnë ndikimin në rritje islamike”, sipas mediave lokale.

 

Vendi me shumicë myslimane prezantoi në fillim të këtij viti një ndalim të mbulesës, të mbajtur nga disa gra të rritura, e cila, mbulon pjesën më të madhe të trupit përveç syve.

 

Ato që do të kapen veshur me to mund të gjobiten me 20000 som (230 $), shumë të hollash e cila është më shumë se gjysma e pagës mesatare mujore.

 

Nikabi është i huaj për shoqërinë tonë”, u citua të thoshte Administrata Shpirtërore e Myslimanëve të Kirgistanit nga mediat lokale.

 

Ka mundësi që motrat tona të veshura me nikab të jenë sulmuese të maskuara, gjë që kërcënon sigurinë publike. Prandaj, është e rëndësishme të tregoni hapur fytyrën tuaj për t’u dalluar”, shtoi ai.

 

Pas pavarësisë së tyre nga ish-Bashkimi Sovjetik, pesë vendet myslimane të Azisë Qendrore panë një ringjallje të shpejtë të interesit për islamizmin që qeveritë e tyre laike u përpoqën ta shtypnin.

 

Rajoni ka parë një rritje të radikalizimit islamik në vitet e fundit dhe mijëra qytetarë të Azisë Qendrore u larguan për t'iu bashkuar grupeve xhihadiste në Lindjen e Mesme gjatë ngritjes së Shtetit Islamik midis viteve 2013-2015.

 

Presidenti i Kirgistanit Sadir (Sadyr) Japarov, i cili, nënshkroi ndalimin në ligj në muajin janar, tha në një intervistë se gratë tradicionalisht nuk mbanin kurrë burka në vend dhe se masa ishte e rëndësishme për garantimin e sigurisë publike.

 

Administratat shpirtërore” islame të Azisë Qendrore janë nominalisht të pavarura nga qeveria, por, besimtarët islamikë thonë se ato i kanë rrënjët në organet zyrtare qeveritare të epokës sovjetike që kërkonin të impononin autoritetin shtetëror mbi fenë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page