KIRURGU SKOCEZ REVOLUCIONARIZON MËNYRËN E OPERIMIT TË KOCKAVE TË THYRA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 19, 2023
- 1 min read

Skoci | Kirurgu skocez i traumës, Deivid Haui (David Howie), ka shfrytëzuar teknologjinë e realitetit virtual (VR), të frymëzuar nga lojërat me vajzën e tij, për të revolucionarizuar operacionet komplekse, të riparimit të kockave.
“Unë dhe vajza ime morëm një kufje VR për Krishtlindje, dhe ishte e mrekullueshme për të luajtur dhe argëtuar me Angry Birds, dhe gjëra të tjera”, tha z. Haui (Howie), për entin mediatik BBC.
Duke punuar me ekipin e tij në NHS Lanarkshire, ata zhvilluan një sistem VR me kosto të ulët, që lejon kirurgët të provojnë dhe vizualizojnë operacionet e ndërlikuara në 3D.
Papritmas mendova: “ne duhet të jemi në gjendje të shohim skanimet CT, duke përdorur të njëjtën teknologji, dhe duhet të ketë njerëz të zgjuar që kanë krijuar tashmë softuerin.”
Teknologjia VR, e përshtatur nga softueri Medicalholodeck, ndihmon kirurgët në planifikimin e procedurave me saktësi, veçanërisht në rastet e frakturave të fragmentuara rëndë.
“Ju mund të shihni qartë se ku është thyerja, cili është konfigurimi, të gjitha pjesët e tjera të vogla të fragmenteve, ndërsa softueri ju jep një ide shumë më të mirë se ku është thyerja. Me të vërtetë na ndihmon të planifikojmë se si do ta rregullojmë atë”, shtoi z. Haui (Howie).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments