KISHA KATOLIKE E SALVADORIT I BËRI APEL PRESIDENTIT NAIB (NAYB) BUKELE TË MOS E BËJË SALVADORIN BURG NDËRKOMBËTAR | APELI I KRYEPESHKOPIT JOSÉ LUIS ESKOBAR (ESCOBAR).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Salvador | Kisha Katolike e El Salvadorit i ka kërkuar presidentit Naib (Nayib) Bukele që të mos e kthejë vendin në një burg të madh ndërkombëtar pas marrëveshjeve me homologun e tij amerikan, Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ne kërkojmë nga autoritetet që të mos lejojnë që kombi ynë të bëhet një burg i madh ndërkombëtar”, tha kryepeshkopi i Salvadorit, José Luis Eskobar (Escobar), në një konferencë për shtyp.
Gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë një javë më parë, presidenti Bukele vulosi një aleancë që ka lejuar administratën aktuale të ShBA-ës të dërgojë qindra të dëbuar, kryesisht venezuelanë, në një mega-burg të Salvadorit me një kapacitet prej 40000 vetash.
Presidenti Tramp (Trump) po zbaton Aktin e Armiqve të Huaj të vitit 1798, i cili, deri më tani ishte përdorur vetëm në kohë lufte.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments