KJO ËSHTË NJË NGA PAMJET MË TË FAMSHME NË HISTORINË E FOTOGRAFISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 27
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Pamja e parë me rreze Iks (X) u bë në vitin 1895 nga z. Vilhelm (Wilhelm) Röntgen, i cili, u nderua me çmimin e parë Nobel në Fizikë në vitin 1901.
Pamja e dorës së bashkëshortes së tij Anna Bertha (unaza e martesës e dukshme qartë) e bëri z. Röntgen një personazh të famshëm ndërkombëtar.
Ekspertët kuptuan menjëherë ndikimet mjekësore të zbulimit të tij.
Z. Röntgen e quajti zbulimin rrezatimi Iks (X), ose rrezet Isk (X), sipas termit matematikor “X” që tregon diçka të panjohur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments