top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLALICIONI I TË VULLNETSHMËVE | ÇFARË NDODHI SOT NË SAMITIN E PARISIT?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 27
  • 3 min read
Samiti i të vullnetshmëve për Ukrainën | Paris, Francë.
Samiti i të vullnetshmëve për Ukrainën | Paris, Francë.

Paris, Francë | Askush nuk i beson Vladimir Putinit. Askush, nuk beson se Kremlini dëshiron një armëpushim në këtë pikë.

 

Në hijen e Pallatit Elize (Elysee), Koalicioni i të Vullnetshmëve mori përsëri formë.

 

Dhe është një linjë që për momentin, nuk përputhet me atë të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Të 29-ta vendet, plus BE-ja dhe NATO-ja, të mbledhura në Paris i përsëritën presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se asgjë, në afat të shkurtër, nuk do të ndryshojë në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

 

Rusia pretendon të negociojë dhe ne nuk do të lejojmë të kalojë asnjë nga kundër të vërtetat e shtyra nga Moska ditët e fundit”, tha presidenti francez Emanuel Makron në fund të samitit.

 

Një takim në të cilin pjesëmarrësit njëzëri vendosën që sanksionet ndaj Rusisë, pavarësisht kushteve të vendosura nga Kremlini për armëpushim, nuk do të hiqen.

 

Samiti i Parisit u parapri nga telefonata e presidentit Makron me presidentin Tramp (Trump) dhe nga një mini-takim midis Parisit, Londrës, Kievit dhe NATO-s.

 

Rreth tryezës u nisëm nga disa pika fikse:

1- Mbështetja ushtarake dhe civile për Ukrainën.

2- Mungesa e besimit në gatishmërinë reale të Moskës për të negociuar.

3- Nevoja për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën.

 

Këtyre sigurive i është shtuar edhe një fakt i dyfishtë politik.

 

E para është formimi i një lloj aleance të re evropiane, e cila, shkon përtej kufijve të komunitetit dhe përjashton vendet që konsiderohen si përfaqësues të Moskës, si psh. Hungaria.

 

E dyta, u kumtua nga presidenti i Finlandës, Aleksandër Stab (Alexander Stubb), i cili, i caktoi Londrës dhe Parisit një rol udhëheqës në koalicion.

 

Një rol që - shpjeguan burimet e BE-së - nuk u përkthye në një detyrë zyrtare për presidentin francez Makron dhe kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer).

 

Presidenti Zelenski mbërriti në Paris me një bindje: “Putini dëshiron të ndajë Evropën nga Amerika dhe nuk dëshiron paqe”.

 

Më pas ai përditësoi listën e pajisjeve ushtarake që i nevojiteshin dhe paralajmëroi aleatët e tij për qëllimet reale të presidentit Putin: të përgatiste një ofensivë në tre rajone, konkretisht në:

1- Sumi (Sumy).

2- Kharkiv.

3- Zaporizhzhia.

 

Të Vullnetshmit janë të bindur se Cari dëshiron vetëm të blejë kohë.

 

Për këtë arsye, edhe pa ShBA-ës të vendosura pas saj, Evropa po mobilizohet siç nuk është parë prej dekadash”, theksoi kryeministri britanik Starmër (Starmer).

 

Koalicioni është më i madh dhe më i fortë”, tha presidentja Ursula von der Leien (Leyen), duke njoftuar se Bashkimi Evropian do të avancojë pjesën e tij të kredive të dhëna nga G7-ta, me vlerë rreth 18 miliardë.

 

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa), ndoshta edhe me një sy në shigjetat e lëshuara nga Uashingtoni në Bashkimin Evropian, përditësoi aleatët për kontributin e dhënë deri më tani nga 27-ta, duke konfirmuar dëshirën për t'i dërguar Kievit municionet e kërkuara sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Pikërisht me dërgimin e trupave të Vullnetëshmit nuk kanë consensus.

 

Qëndrimi nuk është unik. Skepticizmi i qeverisë spanjolle është i njohur prej kohësh, ndërsa kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni përsëriti se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, duke tërhequr kështu një vijë demarkacioni në lidhje me strategjinë franko-britanike.

 

Londra dhe Parisi, në fakt, do të dërgojnë një grup pune në Kiev për të përgatitur ushtrinë ukrainase të së nesërmes”, tha presidenti Makron, duke njoftuar, në të njëjtën kohë, një forcë sigurie të mundshme që do të dërgohet në Ukrainë pas paqes.

 

Jo një forcë paqeruajtëse, madje as trupa të dislokuara në vijën e kontaktit, por një forcë e përbërë nga disa vende evropiane, të dislokuara në lokacione strategjike dhe me karakter bindës në lidhje me përshkallëzimin e mundshëm.

 

Një nismë që presidenti Putin e refuzon qartë.

 

Londra dhe Parisi po hartojnë plane ushtarake në Ukrainë nën maskën e paqeruajtjes”, akuzoi Moska.

 

Konturet e kësaj force qetësuese janë një punë në progres. Ministrave të jashtëm të 29 vendeve u është dhënë mandati për të përshkruar më tej modalitetet.

 

Dhe ka nga ata, si Holanda, që kanë theksuar nevojën për një mandat të qartë politik.

 

Pas samitit të Parisit, dyshimet mbeten.

Edhe për rolin e ShBA-ës.

Italia dhe Polonia aspirojnë të përfshijnë Uashingtonin mes të Vullnetshmëve.

 

Por, presidenti Makron (duke shpresuar për mbështetjen amerikane për iniciativat evropiane) bëri thirrje gjithashtu për përgatitjen e një skenari pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page