KOLUMBI: U ARRESTUA KARLOS ENRIKE RIVAS (CARLOS ENRIQUE RIVAS); NJË ISH-KRE I TRAFIKUT TË DROGËS DHE BASHKËTHEMELUES I KARTELIT MEDELIN | NË AMERIKË DOLI NGA BURGU SEPSE DËSHMOI KUNDËR NORIEGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Autoritetet kolumbiane arrestuan:
1- Z. Karlos Enrike Rivas (Carlos Enrique Leder Rivas), një ish-zot i drogës dhe bashkëthemelues i kartelit famëkeq Medellin.

Ai u arrestua të premten pas kthimit të tij në Kolumbi nga Gjermania, në përputhje me një urdhër arresti në vendin e Amerikës Latine.
Ai u dënua në vitin 1988 me burgim të përjetshëm plus 135 vjet pasi një gjykatë në Florida e shpalli atë fajtor për trafik kokaine.
Dënimi i tij u ul më vonë në 55 vjet burg pasi ai dëshmoi kundër ish-diktatorit panamez Manuel Noriega dhe u lirua në vitin 2020 për shkak të problemeve shëndetësore.
“Ndaj z. … Rivas, i cili mbërriti në vend nga Frankfurti, ishte në pritje një urdhër-arresti i vlefshëm”, thanë shërbimet kolumbiane të imigracionit në një postim në platformën sociale virtuale Iks (X), duke shtuar se bosi dikur i fuqishëm i drogës u arrestua nga policia.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments