top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KOLUMBIA E DROGËS NË KAOS: GUERILËT E MAJTË DHE KRIMI I ORGANIZUAR PËRDORIN RRJETET SOCIALE PËR TË REKRUTUAR TË MITUR SI VRASËS | U PREMTOJNË PARE DHE PUSHTET.

Bogota, Kolumbi | Guerilët kolumbianë dhe organizatat kriminale rekrutojnë të mitur përmes rrjeteve sociale si TikTok, Instagram dhe Facebook.

 

Kjo u raportua nga drejtori i Institutit të OJQ-së për Studime për Zhvillim dhe Paqe (Indepaz), Leonardo González, duke i bërë të ditur Radio Karakolit (Caracol) rezultatet e një hetimi të përfunduar së fundmi mbi efektet e konfliktit të armatosur në shoqërinë e vendit.

 

Sipas Indepaz, për të rekrutuar djem, vajza dhe adoleshentë në radhët e tyre, kriminelët veprojnë në mediat sociale me strategji të sofistikuara kushtëzimi, duke i bindur ata për ekzistencën e realiteteve që nuk ekzistojnë, të përbëra nga parajsa luftarake, në Kuaka (Cauca), Antokia (Antioquia) dhe koko (Choco).

 

Mbi të gjitha duke shpërndarë video kriminelët lavdërojnë dhunën dhe përdorimin e armëve, duke lartësuar ndjenjën e përkatësisë dhe duke bërë premtime të rreme për pushtet dhe para.

 

Për González-in është e nevojshme që institucionet si Ministria e Informacionit dhe Komunikimeve të kryejnë kontroll më të madh mbi këtë lloj dinamike që rrezikon sigurinë e vendit.

 

Është padyshim që synon edhe komunitetin arsimor, që prindërit, mësuesit, nxënësit të dinë realisht se çfarë shohin të rinjtë, këtu e kemi fjalën për 12, 13 dhe 14 vjeçarët”, që janë subjektet kryesore që po përdorin këto rrjete sociale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page