top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMANDANTI I FSK-së GJENERAL-LEITNANT BASHKIM JASHARI PO KRYEN VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E TURQISË | I FTUAR NGA SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË TURQISË GJENERALI GURAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ankara, Turqi | Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Metin Gurak (Gürak), komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-leitnant Bashkim Jashari, po kryen vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Në takimin me gjeneral Gurak (Gürak), u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

 

Në kuadër të vizitës zyrtare, general-leitnanti Jashari u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, z. Jashar Guler (Yaşar Güler), ku u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe mbështetja e Turqisë për profesionalizimin e FSK-së.

 

Në këtë takim u trajtuan gjithashtu çështje si blerjet ushtarake, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara.

 

Gjatë kësaj vizite, komandanti i FSK-së vizitoi edhe forcat speciale, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page