KOMENT NGA OLIVER STONE MBI FILMIN “OPPENHEIMER”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 2, 2023
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Të shtunën u ula për tre orë për të parë “Oppenheimer”, i mbërthyer nga rrëfimi i Kristofër Noullen (Christopher Nolan). Skenari i tij është i shtresuar dhe magjepsës. Duke qenë i njohur me librin e Kai Bird dhe Martin J. Sherwin, një herë e refuzova projektin sepse nuk mund të gjeja rrugën drejt thelbit të tij. Nolan e ka gjetur. Drejtimi i tij është gjithashtu befasues dhe tërheqës teksa ai merr vargje incidentesh, dhe i kthen ato në një përrua emocionuese veprimi brenda gjithë bisedës. Çdo aktor është një surprizë për mua, veçanërisht Killiën Mërfi (Cillian Murphy), sytë e ekzagjeruar të të cilit këtu ndjehen normalisht, duke luajtur një gjeni si Oppenheimer. Një klasik, që nuk e besoja kurrë se mund të bëhej në këtë klimë. Bravo. Dy pika historike do të argumentoja. Historiani Peter Kuznick dhe unë, në serinë tonë “Historia e patreguar e Shteteve të Bashkuara”, (2012), bëmë dallimin e rëndësishëm që: 1. Japonia mezi e dinte se çfarë i goditi më 6 gusht në Hiroshima. Forcat Ajrore të LeMay kishin bombarduar 100 qytete japoneze - më shumë se 80000 të vrarë vetëm nga stuhia e zjarrit në Tokio, një milion të pastrehë dhe të plagosur. Udhëheqësit japonezë pranuan se SHBA mund të shkatërronte qytetet e tyre, por ata ishin të gatshëm t'i sakrifikonin ato. 2. Japonia nuk u dorëzua, siç do ta bënte propaganda amerikane, për shkak të bombës atomike, por, sepse, disa ditë më vonë, më 9 gusht, 1.5 milionë ushtarë rusë pushtuan dhe shkatërruan Ushtrinë e tyre Perandorake në Mançuria. Hokkaido ishte i radhës. Udhëheqësit japonezë kishin frikë se rusët nuk do të jepnin asnjë çerek, duke hequr Perandorin e dashur të Japonisë, siç bënë Carin e tyre në Revolucionin e tyre të vitit 1917. Pushtimi tokësor i supozuar, i shumëpërfolur amerikan i Japonisë, as që mund të kishte ndodhur, sipas planifikimit tonë, për të paktën rreth tre muaj. Duke pasur parasysh këto ngjarje të shpejta, nuk kishte asnjë mënyrë që kontinenti japonez – tashmë i shkatërruar, me mungesë ushqimi dhe në pikën e urisë – të kishte qëndruar kaq gjatë. Përveç këtyre pikave, filmi përmban thelbin e tragjedisë së Oppenheimer, një njeri historikisht në mes të një situate të pamundur, megjithëse një sitautë, siç tregon Nolan, pjesërisht e krijuar nga ai. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios