KOMISIONI EVROPIAN SHTRËNGOI MASAT KUNDËR PËRGJIMIT TË ZYRARËVE EVROPIANË ME MISIONE NË SHBA-ës | DO TË APLIKOHEN TË NJËJTAT MASA MBROJTËSE SI ATO KUNDËR KINËS DHE RUSISË (APARATE NJËPËRDORIMSHE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Për të shmangur rrezikun e spiunazhit, Komisioni Evropian ka vendosur të shpërndajë telefona dhe laptopë të disponueshëm për zyrtarët e tij në misione në Shtetet e Bashkuara, një masë paraprake deri tani e rezervuar për udhëtimet në Kinë”.
Këtë e raporton gazeta Kohërat Finaciare (Financial Times) online, duke cituar burime brenda ekzekutivit të Bashkimit Evropian.
Komisionerëve dhe zyrtarëve që merrnin pjesë në takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme iu dhanë udhëzime të reja të ngjashme me ato për misionet në Ukrainë dhe Kinë, ku përdorimi i pajisjeve normale nuk lejohet për të frenuar rrezikun e mbikëqyrjes ruse dhe kineze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios