KOMISIONI PARLAMENTAR PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK MIRATOI PROJEKTLIGJIN E DEPUTETIT EDUART NDRECA QË PROPOZON SHPALLJEN E 2 MARSIT 1444 SI FESTË ZYRTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 11, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi projektligjin e deputetit Eduart Ndreca që propozon shpalljen e 2 marsit 1444 si festë zyrtare.
Deputeti Ndreca ishte ai që propozoi që 2 marsi i vitit 1444, ku u themelua Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, të shpallet dite feste zyrtare.
Deputeti Ndreca tha se ky propozim do t’i shtojë me tepër rëndësi forcimit të identitetit kombëtar, gjithashtu do të nxisë dhe studiuesit e fushës së historisë shqiptare dhe të huaj, për të vijuar me hulumtime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje të epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
“Me kthimin e 2 Marsit 1444, që përkon me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, ne jo vetëm vlerësojmë figurën më madhështore të historisë së kombit tonë, Gjergj Kastrioti, por dhe periudhën më të lavishme të historisë kombëtare dhe brenda kësaj periudhe datën më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, dita ku princat u mblodhën nën drejtimin e Gjergjit të madh dhe vendosën piketat më të rëndësishme që i duhen një kombi në rrezik asgjësimi, për të shpëtuar veten dhe vlerat që ai trashëgon”, tha deputeti Ndreca.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments