Tiranë, Shqipëri | Komisioni Qendror i Zgjedhjeve botoi listën e ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025.
Në vendim vihet re se Tiranës i është shtuar një mandat, duke çuar në numrin e përfaqësuesve në Kuvend në 37 nga 36 që ishte deri tani.
Ndërkohë qarkut të Korçës i është hequr një mandat, duke e çuar numrin ë përfaqësuesve në 10 mandate, nga 11 që ishin në zgjedhjet e kaluara.
Zgjedhjet e vitit të ardhshme do të mbahen më 11 maj 2025, datë kjo e dekretuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj - ditën e djeshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments