KOMPANIA “APPLE” DO TË PRODHOJË PAJISJE QË TU REZISTOJNË GËRVISHTJEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 17, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kompania “Apple” po zhvillon material rezistent ndaj gërvishtjeve për pajisjet “iPhone”, të cilat janë të njohura për elasticitetin e tyre, por shumë njerëz ende i mbajnë ato me mbështjellës, për të shmangur gërvishtjet, humbjen e ngjyrës dhe dëmtimet e tjera. Kompania “Apple” ka marrë një patentë të re për një lloj mbrojtjeje super-rezistente, të quajtur “Spatial Composites”, që mund të përdoret në gjeneratat e ardhshme të pajisjeve “iPhone”. Ky mbështjellës është i përbërë nga elementë të cilat u rezistojnë gërvishtjeve, duke ofruar një nivel më të lartë mbrojtjeje për pajisjet “iPhone”. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments