KOMPANIA ITALIANE E TEKNOLOGJISË WSENSE KA PREZANTUAR SISTEMIN E PARË WI-FI NËNUJOR NË BOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 5, 2024
- 1 min read
Romë, Itali | Kompania italiane e teknologjisë WSense ka prezantuar sistemin e parë Wi-Fi nënujor në botë, duke përdorur valë akustike, për të transmetuar të dhëna nga sensorët e zhytur në ujë në kohë reale.
Me një gamë operacionale që arrin në thellësi deri në 3000 metra, teknologjia premton monitorimin e ndryshimeve klimatike, gjurmimin e burimeve, reagimin ndaj emergjencave, dhe studimin e jetës detare.
WSense synon të avancojë teknologjinë e saj për të monitoruar të gjithë oqeanin, duke përfshirë llogoret e tij më të thella, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit global, dhe përpjekjet e reagimit ndaj emergjencave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires