KOMPANIA “META” KRIJOI KUSHTET TEKNIKE PËR BLLOKIMIN E GJURMUESHMËRISË SË TYRE NË TË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 21, 2023
- 1 min read

Romë, Itali | Kompania “Meta” ka prezantuar kontrollet e privatësisë në Instagram, duke i lejuar përdoruesit të bllokojnë platformën nga gjurmimi i të dhënave të tyre nëpër aplikacionet, dhe faqet e internetit të vizituara, në një përpjekje për të adresuar shqetësimet e privatësisë, së të dhënave të përdoruesve.
Ky funksion, i quajtur “Activity Off-Meta Technologies”, u mundëson përdoruesve të rishikojnë se cilat biznese ndajnë të dhëna me kompaninë “Meta”, dhe të zgjedhin të shkëputin ato specifike, ose të pastrojnë të dhënat e mbledhura.
Kompania “Meta” ka përmirësuar gjithashtu Qendrën e saj të Llogarive, e cila, u lejon përdoruesve të menaxhojnë cilësimet, për shumë aplikacione në të njëjtën kohë.
Ky zgjerim i kontrolleve të privatësisë u lançua më parë në rrjetin shoqëror virtual Facebook, dhe synon t'u japë përdoruesve më shumë kontroll mbi cilësimet e tyre të privatësisë së të dhënave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments