top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA META PLANIFIKON TË ETIKETOJË TË GJITHA PAMJET E KRIJUARA NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE (AI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 10, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Kompania Meta, kompania mëmë e Facebook-ut dhe e Instagram-it, planifikon të etiketojë të gjitha pamjet e krijuara nga inteligjenca artificiale (AI) në platformat e saj, duke përmendur rritjen e përdorimit të përmbajtjes së krijuar nga AI, veçanërisht gjatë zgjedhjeve.

Sër Nik Klleg (Sir Nick Clegg), presidenti i kompanisë META për çështjet globale, theksoi rëndësinë e transparencës, pasi inteligjenca artificiale (AI) mjegullon kufirin midis përmbajtjes njerëzore dhe asaj sintetike.

Nisma e etiketimit do të shtrihet në pamjet e prodhuara nga burime të jashtme të AI, si Google dhe Microsoft, me kompaninë Meta që synon ta zbatojë atë në platformat e saj në muajt e ardhshëm.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page