top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA “META” SJELL ABONIMET ME PAGESË | SA DO TË KUSHTOJNË?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 30, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Thashethemet për këtë kanë nisur prej muajsh, dhe tashmë më në fund duket se ka mbërritur konfirmimi i kompanisë “Meta”: me një shënim, gjiganti i komunikimit njofton se planet me pagesë për përdoruesit e Facebook dhe Instagram janë gati.


Llogaritë do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse do të shfletojnë mediat sociale pa parë reklama për çmimin e një abonimi, ose nëse do të vazhdojnë të shikojnë reklama falas.


Ne besojmë fuqimisht në internetin falas të mbështetur nga reklamat, dhe do të vazhdojmë të ofrojmë akses falas, në produktet dhe shërbimet tona, pavarësisht nga mundësitë e ndryshme ekonomike”, specifikon kompania.


Që në nëntor do të jetë e mundur “të regjistroheni për një abonim në BE, ZEE dhe Zvicër.


Nisur nga problemet e shumta ligjore me Autoritetin e Bashkimit Europian dhe më gjerë, kompania “Meta” saktëson gjithashtu se “informacionet e personave që vendosin të regjistrohen për abonimin, nuk do të përdoren për reklama.


Abonimi në Instagram dhe Facebook: sa kushton?


Sa i përket kostove, kompania sqaron se kostoja e abonimit në ueb do të jetë 9.99 euro në muaj, për celularin iOS / Android çmimi do të jetë 12.99 euro.


Për më tepër, deri më 1 mars 2024, abonimi i profilit privat do të shtrihet edhe në llogaritë e lidhura me Qendrën e Menaxhimit të Llogarive; pas kësaj date, një kosto shtesë prej 6 € në muaj, do të aplikohet për uebin (8 € për celularin).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page