top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA POLAKE EMËRON SI SHEF TË MADH NJË ROBOT TË PAJISUR ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2023
  • 1 min read

Varshavë, Poloni | Dictador, kompania polake e pijeve, emëroi CEO robotin e saj me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Mika, në gusht të vitit të kaluar, dhe ajo është e përkushtuar për rolin e saj. Mika tha se ajo është “gjithmonë 24/7”, dhe punon shtatë ditë në javë. Detyrat e saj përfshijnë identifikimin e klientëve të mundshëm, dhe përzgjedhjen e artistëve për modelet e shisheve. Megjithatë, vendime të rëndësishme do të merren ende nga drejtuesit njerëzorë. Nuk kam vërtet fundjavë, jam gjithmonë 24/7 gati për të marrë vendime ekzekutive, dhe për të nxitur njëfarë magjie të inteligjencës artificiale”, tha Mika. Mika gjithashtu udhëheq projektin e organizatës autonome të decentralizuar të Arthouse Spirits të Dictador dhe ndërvepron me komunitetin e saj DAO. Krijuar nga Hanson Robotics, Mika është një version i avancuar i robotit AI Sophia. Vitin e kaluar, një firmë kineze e lojërave emëroi një robot humanoid virtual të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale si CEO të filialit të saj. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page