top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KONFERENCA E TRETË NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-BASHKIMI EUROPIAN SHËRBEU PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË PËR GRUP-KAPITULLIN 6.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 18, 2024
  • 2 min read

Bruksel, Belgjikë | Takimi i tretë i Konferencës së anëtarësimit me Shqipërinë në nivel ministror u mbajt sot në Bruksel, njoftoi zyra për shtyp e Këshillit Evropian.

 

Delegacioni i Bashkimit Evropian u kryesua nga z. Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, në emër të Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, me pjesëmarrjen e Komisioneres për Zgjerim Marta Kos.

 

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

 

Takimi shërbeu për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:

1- Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme.

2- Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.

 

BE-ja vendosi gjithashtu piketa për mbylljen e mundshme të këtyre kapitujve.

 

Kjo pason hapjen e grupit të parë, mbi “Themeloret”, në Konferencën e Anëtarësimit me Shqipërinë më 15 tetor 2024.

 

Z. Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, në emër të Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian tha se: “Sot mbajtëm Konferencën e dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë nën Presidencën Hungareze, duke bërë një tjetër hap konkret përpara në procesin e anëtarësimit të saj. Ky progres pasqyron fokusin tonë të fortë në integrimin e Ballkanit Perëndimor, i cili është thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian”.

 

Monitorimi i progresit në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane do të vazhdojë gjatë gjithë negociatave.

 

Konferenca e anëtarësimit do të kthehet në këtë grup-kapitull në një moment të përshtatshëm.

 

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt e negociatave ndahen në gjashtë grupime tematike:

1- Themeloret.

2- Tregu i brendshëm.

3- Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse.

4- Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme.

5- Burimet, bujqësia dhe kohezioni.

6- Marrëdhëniet e jashtme.

 

Negociatat për grupin “Themeloret” janë të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen, dhe progresi nën këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page