top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KONFIRMOHET NGJYRA QË DO TË PËRDORI APPLE PËR MESAZHET RCS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 5, 2023
  • 1 min read

Kaliforni, Amerikë | Apple së fundmi konfirmoi planet e saj për të mundësuar mbështetjen RCS për iPhone gjatë vitit 2024.


RCS (Rich Communication Services) do të zbatojë një sërë veçorish të stilit iMessage, për shkëmbimin e mesazheve me tekst midis përdoruesve të Android dhe iPhone.


Këto përfshijnë njoftimet e leximit të mesazheve, treguesit e shkrimit, dhe fotot e videot me cilësi më të lartë.


Një nga gjërat që nuk do të ndryshojë është ngjyra e flluskave të të folurit, në të cilat, janë shkruar mesazhet.


Apple konfirmoi për 9to5mac se flluskat blu do të vazhdojnë të përdoren për të shënuar mesazhet e iMessage, ndërsa ato jeshile, do të përfaqësojnë mesazhet RCS.


Flluskat jeshile kundër atyre blu janë bërë një debat i vërtetë kulturor vitet e fundit. Google dhe Samsung theksuan ngjyrat e flluskës në fushatat e tyre, duke kritikuar Apple për mos mbështetjen e RCS.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page