top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KONFLIKTI MES DY GRUPEVE TË RINJSH KA DEGJENERUAR NË DHUNË DHE NË PËRDORIM TË SENDEVE TË FORTA NË FSHATIN SHKALLË TË BASHKISË KONISPOL | U PLAGOSËN AMARILDO SALIKO DHE FLORI PASHO.

Fshati Shkallë, Konispol, Shqipëri | Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta (mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:00), në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.

 

Në konflikt janë përfshirë të paktën 6 veta. Prej tyre ka pasur edhe të plagosur.

 

Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 3-4 persona, por z. Amarildo Saliko, me moshë 19 vjeç (nga Konispoli) dhe z. Flori Pasho, me moshë 22 vjeç, nga fshati Shalës, kanë qenë të plagosur më rëndë.

 

Ata kanë të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page